Një godinë banimi në lagjen e vjetër të Bulqizës u përfshi nga flakët mbrëmjen e kaluar.
Mësohet se objekti i djegur ndodhet pak metra mbi qendrën sociale dhe në të banonin katër familje.
Policia ka nisur hetimet por ende nuk ka një pistë të shkaqeve të rënies së zjarrit.
Bashkia e Dibrës ka deklaruar se nga një inspektim i parë godina është e pabanueshme dhe 4 familjeve do t’u paguajë një bonus qiraje.
“Janë totalisht të pabanueshme, ne do të mblidhemi si emergjenca civile dhe do të bëjmë procedurat në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave. Do të vlerësohet dëmi i bërë në këto banesa dhe dosja do të kalojë në këshill. Deri në një vendimmarrje ne do t’i strehojmë në një vend tjetër duke u paguar edhe bonus qiraje bashkia.
Bashkia merr përsipër bonusin e qirasë deri sa të sistemohen në banesa të reja. Kjo ndërtesë duhet prishur e tëra. Nuk shihet ndonjë perspektivë që të mund të rikonstruktohet.”– tha një përfaqësues i bashkisë.