Tre persona janë arrestuar sot në Berat, pasi ata akuzohen se kanë rrëmbyer dhe kanë dhunuar dy shtetas.
“Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen ‘Uznovë’, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë dhe i kanë dhunuar fizikisht shtetasit L.B., 39 vjeç dhe B.H., 40 vjeç, të dy banues në lagjen ‘30 vjetori’, Berat.”– thotë policia.
Personat e arrestuar janë Hamit Kanani, Arben Bilçari dhe Edmond Hoxha, të tre banues në lagjen “Uznovë” të Beratit.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H.K, 27 vjeç, A.B., 57 vjeç, dhe E.H.,53 vjeç, të tre banues në lagjen “Uznovë”, Berat.
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Uznovë”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë dhe i kanë dhunuar fizikisht shtetasit L.B., 39 vjeç dhe B.H., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “30 vjetori”, Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.