Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet seanca në Gjykatën Kushtetuese, vendimi për shkarkimin ose jo të Metës jepet brenda 30 ditëve


Pas një procesi prej rreth 3 orësh ku u dëgjuan të dyja palët, Gjykata Kushtetuese u tërhoq për të marrë vendimin lidhur me kushtetueshmërinë ose jo të vendimit të Parlamentit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Vendimi për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës Ilir Meta do të jepet brenda 30 ditësh.

Këshilltari ligjor i Presidentit, Bledar Dervishi i kërkoi Gjykatës kushtetueses të shpallë deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit.

Dervishaj kërkoi shfuqizimin dhe shpalljen si antikushtetues të vendimit nr.55 të Kuvendit dhe të konstatojë se Kuvendi s’ka të drejtë të ngrejë komisionin hetimor parlamentar në 4 muajt e fundit të funksionimit të tij.