Vendosni fjalën kyçe....

Silva Caka pas komenteve të Taulant Ballës: Posi të heshtësh se e bëtë dhe Ruçin falsifikator, e qelbët tani që s’është më


Vjen reagimi i parë nga LSI, pas përfundimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese e cila vendosi që për 30 ditë të japë vendimin e arsyetuar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka ka komentuar deklaratat që bëri më herët kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili kërkoi heshtje nga të gjitha palët derisa të jepej vendimi i gjykatës.

Caka ndalet te falsifikimi i dokumenteve nga ana e Kuvendit, duke thënë me ironi se tashmë edhe ish-kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi u bë falsifikator.

“Iku Taulanti, por nuk pranoi asgjë
‘Të respektojmë Gjykatën Kushtetuese dhe të heshtim’ thotë…
Ahahahahahahahahaaaa të heshtësh posi o Taulant, se e bëtë Gramoz Ruçin falsifikator, e qelbët tani që nuk është më.
Hesht o Taulant hesht, hesht se flasin shkresat për ty!”-
shkruan Caka.

Ajo i referohet akuzave që bëri më herët, përfaqësuesi ligjor i Presidencës Bledar Dervishaj se Kuvendi ka falsifikuar dokumente dhe ka manipuluar dhe rendin e ditës së një prej seancave ku është diskutuar ngritja e Komisionit Hetimor.