Fiset indigjene amerikane kanë arritur një marrëveshje historike prej 590 milionë dollarësh me Johnson & Johnson dhe tre shpërndarës të mëdhenj të drogës në SHBA mbi shkatërrimin që u është shkaktuar njerëzve indigjenë nga varësia ndaj opioideve.
Sipas marrëveshjes, Johnson & Johnson do të paguajë 150 milionë dollarë gjatë dy viteve të ardhshme, me kompanitë AmerisourceBergen, McKesson dhe Cardinal që do paguajnë 440 milionë dollarë të tjerë gjatë një periudhe shtatëvjeçare.
Deklarata në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Cleveland, e cila u bë publike të martën, tha se paratë e shlyerjes do të jenë të disponueshme për të gjitha 574 fiset e njohura federale, edhe nëse ato nuk kanë marrë pjesë në pretendime.
“Dollarët që do u jepen fiseve nën këtë zgjidhje fillestare do të ndihmojnë në financimin e shërbimeve thelbësore, të rezervuara, të përshtatshme kulturalisht të trajtimit të opioideve,” tha në një deklaratë Douglas Yankton, kryetar i Spirit Lake Nation në Dakotën e Veriut.
Mbi 400 fise dhe organizata vendase amerikane kanë paditur kompanitë farmaceutike për opioidet, duke i akuzuar ato për ‘nxitje të vetëdijshme të barnave që krijojnë varësi në komunitetet e cenueshme’, gjë që çoi në mbidoza të shumta.
Opioidet, duke përfshirë drogat e përshkruara si Oxycontin, heroinën dhe fentanilin e prodhuar ilegalisht, janë lidhur me më shumë se 500,000 vdekje në Amerikë gjatë dy dekadave të fundit.