Kuvendi i Malit të Zi në seancën e jashtëzakonshme sonte miratoi propozimin për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Aleksa Beçiç.
43 deputetë të koalicionit “Zi mbi Bardhë” dhe opozita votuan për shkarkimin e Beçiç.
Deputetët e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi” dhe “Paqja është kombi ynë” ishin kundër, nuk pati asnjë abstenim.
Beçiç, i cili abstenoi gjatë votimit, u zgjodh kryetar i Kuvendit më 23 shtator 2020.
Deri në zgjedhjen e pasuesit të Beçiq, detyrën e kryetarit të Kuvendit do ta ushtrojë Strahinja Bulajiç, nënkryetar dhe përfaqësues i klubit më të madh të deputetëve, transmeton RTCG.