Vendosni fjalën kyçe....

UEFA dërgon vëzhgues për zgjedhjet në FSHF


UEFA ka angazhuar vëzhgues për zgjedhjen e Presidentit në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Armando Duka, kreu aktual i FSHF-së është përfshirë në një debat me Kryebashkiakun Erion Veliaj i cili ka kërkuar largimin e tij madje në një regjistrim me shoqatat e futbollit të Tiranës e kërcënoi atë se do i dërgonte SPAK-un.

Madje për zgjedhjet në Tiranë bëri vizitë edhe kreu i UEFA-s Aleksandër Ceferin i cili takoi si Armando Dukën edhe Kryeministrin Edi Rama. Ai tha se UEFA kërkonte që zgjedhjet të ishin të lira dhe të pa ndikuara nga bota e futbollit.

Grupi i vëzhguesve të UEFA-s përbëhet nga 3 anëtarë dhe janë zyrtarë të lartë në qeverinë europiane të futbollit

– Luka Nikola (Shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA)

– Luka Zajc (Shefi i Çështjeve Korporative)

– Jan Hafner (Ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve)

Delegacioni do të udhëtojë për në Tiranë të hënën, 14 shkurt dhe do të kthehet të mërkurën, 16 shkurt. Ne do të jemi në kontakt gjatë ditëve të ardhshme për të diskutuar dhe organizuar takimet dhe ju falënderojmë paraprakisht për disponibilitetin e të gjithë stafit të FSHF-së”, shkruhet në komunikimin me FSHF-në për këtë temë.