Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte ku automjeti i drejtuar nga shoferi me iniciale XH.M., ka përplasur motoçikletën të drejtuar nga S.K.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:55, në lagjen Nr.14.
Si pasojë e kësaj përplasjeje, ka humbur jetën pasagjeri i cili ndodhej në ciklomotor me iniciale D.H., dhe është në gjendje të rënduar pasagjeri i cili ndodhej në automjet me iniciale F.K.,
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.