Vendosni fjalën kyçe....

Me armë zjarri në shkollë, policia procedon penalisht 16-vjeçarin në Tiranë



Një 16-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia në Tiranë, pasi dyshohet se kishte shkuar me armë zjarri në shkollë.

Sipas televizionit “News 24”, ngjarja ka ndodhur në shkollën e mjeshtërisë sportive “Loro Boriçi”.

Policia i ka gjetur të miturit armën e zjarrit, një pistoletë sportive pa fishekë, pas një kontrolli në banesë. Arma ishte fshehur në pjesën e krevatit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin K. C., 16 vjeç, për veprën penale ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive’, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë sportive.”- thuhet në njoftimin e Policisë.