Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Elton Bano në Lushnjë ka punuar për fitoren e LSI-së në 2007 dhe ardhjen në pushtet të PS-së në 2013


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi e ka cilësuar kandidatin e Shtëpisë së Lirisë në Lushnjë Elton Bano si një person i cili nuk ka punuar asnjë palë zgjedhje për ardhjen në pushtet të PD-së.

Sipas Bardhit në 2007 Bano ka mbështetur kandidatin e LSI-së, Alber Sanxhaku ndërsa në 2011 ka kërkuar që Lushnja t’i lihet fushë e lirë LSI-së.

Gjithashtu edhe në 2013 ai ka mbështetur ardhjen në pushtet të Edi Ramës.

“Koalicioni LSI – PDK në Lushnjë paska shpifur sot kundër PD.

Demokratët e Lushnjës e kanë të qartë se kush i ka shërbyer Edi Ramës në Lushnjë që nga 2007.

Faktet më poshtë po i listoj për çdo demokrat në Shqipëri, se demokratët e Lushnjës janë të qartë:

Është fakt që kandidati i LSI+PDK Elton Ilir Bano në 2007 ka punuar për kandidatin e LSI për Bashkinë Lushnje Albert Sanxhaku kundër kandidatit të PD Florian Dani.

Është fakt që kandidati LSI -PDK Elton Ilir Bano në 2011 ka këmbëngulur dhe mbështetur që Bashkia Lushnjë t’i lihet zonë e lirë LSI.

Është fakt që kandidati LSI-PDK Elton Ilir Bano në 2013 ka punuar për LSI duke mbështetur ardhjen në pushtet të Edi Ramës.

Është fakt se kandidati LSI-PDK Elton Ilir Bano në 2015 ka mbështetur kandidatin e PS-LSI Fatos Tushe kundër kandidatit të PD Darien Xhindoli.

Është fakt që kandidati LSI-PDK Elton Ilir Bano në vitin 2017 ka punuar hapur për kandidaten e Partisë Socialiste Tatiana Pirro duke mbështetur qëndrimin në pushtet të Edi Ramës.

Është fakt që në 2022 kandidati i LSI-PDK Elton Ilir Bano po shërben si oksigjen për kandidaten e Edi Ramës në Lushnjë në dëm të demokratëve lushnjarë dhe Partisë Demokratike.

Strehimi i Elton Ilir Banos në “Shtëpinë e Ilirit” dhe LSI nuk është lajm i ri për demokratët e Lushnjës; është thjesht bashkëpunimi i radhës! Ndërkohë që demokratët e Lushnjës janë bashkë, në shtëpinë e tyre – Partinë Demokratike, në mbështetje të kandidatit të PD Indrit Sefa, kundër Edi Ramës dhe kandidates së Taulant Ballës në Lushnjë”-shkruan Bardhi.