Vendosni fjalën kyçe....

PS e ambasadat kërkojnë zgjatjen e afateve të organeve të vetingut, vota e Bashës ende mister, grupi i Berishës kundër


Në seancën e sotme në Kuvend do hidhet për miratim propozimi i Partisë Socialiste për të bërë ndryshimet e duhura në Kushtetutë për zgjatjen e afatave të institucioneve të vetingut.

Propozimi u bë në seancën e javës së shkuar ku kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili i kërkoi opozitës që të votonte pro ndryshimeve kushtetuese e të mos e politizonte çështjen në fjalë, duke theksuar se vijimi i pastrimit të sistemit të drejtësisë ishte i domosdoshëm.

PD e drejtuar nga Lulzim Basha nuk e ka deklaruar ende votën lidhur me propozimin e bërë nga PS-ja megjithatë ditët e fundit ka pasur disa zhvillime lidhur me çështjen në fjalë.

Pak ditë më parë, në një deklaratë të përbashkët, ambasada amerikane dhe ajo e BE-së publikuan një memo të përbashkët ku bënin thirrje për zgjatjen e afateve të organeve të vetingut.

Ata theksonin nevojën e Shqipërisë për të vijuar reformën në drejtësi e luftën kundër korrupsionit si parakushte për integrimin e vendit në BE.

Ditët e fundit kryedemokrati Basha është takuar me ambasadoren amerikane në Tiranë, Kim ndërsa mbrëmjen e djeshme një takim kjo e fundit e zhvilloi edhe me nënkryetarin e Kuvendit, Agron Gjekmarkaj.

Ndërkohë deputetët e grupit të ish-kryeministrit Berisha kan deklaruar votën e tyre kundër ndryshimeve kushtetuese të kërkuara nga PS-ja për zgjatjen e afateve të organeve të vetingut. Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i skadon afati në qershor të këtij viti ndërsa vetingu nuk ka përfunduar ende.