Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një video ku tregohet kreu i PD-së Basha vite më parë gjatë kohës së protestave në vitin 2017 me çadrën e ngritur para Kryeministrisë.
Basha dëgjohet duke thënë se premtimi nga ndërkombëtarët që vetingu do çonte në hapjen e negociatave është një broçkull.
“Sot “bërtet” votoni Vetingun per Integrimin! Por ja si i drejtohej dikur Lul Brava përfaqësuesve europiane! Sb.” – shkruan Berisha në Facebook.