Vendosni fjalën kyçe....

Shqiptarja: Prokurorët belgë në Shqipëri për dosjen ‘Toyota Yaris’, kërkojnë të marrin në pyetje Lulzim Bashën


Një grup prej gjashtë prokurorësh belgë ndodhen në Tiranë prej disa ditësh lidhur me hetimet për dosjen ‘Toyota Yaris’. Ata kërkojnë të marrin në pyetje edhe kreun e PD-së Basha, shkruan Shqiptarja, që citon burime të paverifikuara.

Ekipi nga Belgjika përbëhet nga 3 prokurorë, 2 oficerë e një shef policie nga Belkgjika të cilët po hetojnë dosjen në fjalë.

Një sasi prej rreth 3.4 milionë eurosh u kap në Portin e Durrësit në dy makina Toyta Yaris më 24 qershor 2018. Dy ditë para operacionit të policisë, kreu i PD-së Basha dekklaronte nga foltorja e Kuvendit se kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ishte i lidhur me një sasi të madhe eurosh që do mbërrinin në vend nëpërmjet Portit të Durrësit.

Sasia prej 3.4 milionë eurosh u kap në dy mjete ‘Toyota’ në një karroatrec në Portin e Durrësit që ishte nisur nga Bari me itinerar Belgjikë-Gjermani-Itali-Shqipëri.

Gjatë operacionit u arrestua pronari i kompanisë së transportit Edi Lika, djalin e tij Klevis Lika dhe shoferin e kamionit, Agim Çeku.

Një ditë më pas, më 25 qershor, policia arrestoi edhe Alban Mollaymerin, biznesmenin që kishte porositur makinat nga Belgjika. Policia shpalli në kërkim dy vëllezërit Elvis dhe Alfred Vladin, që dyshohet se ishin personat që do të merrnin sasinë e eurove.

Lidhur me ‘DosjenToyta Yaris’ deri tani është dënuar Elvis Vladi me 1.6 vite burg. Në disa raste, ish-kryeministri Berisha ka paralajmëruar se kreu i PD-së Basha është i lidhur me këtë çështje dhe se është thirrur disa herë për të dëshmuar nga drejtësia belge po i është shmangur asaj.