Vendosni fjalën kyçe....

Berisha kundër zgjatjes së afatit për organet e Vettingut: Një proces gjigand korruptiv që u përdor për gjueti shtrigash


Pasi kryedemokrati Lulzim Basha njoftoi qëndrimin për të votuar pro zgjatjes së afatit të organeve të vettingut, ish-kryeministri Sali Berisha e quajti këtë proces një projekt gjigand korruptiv.

Në një prononcim për mediet ai tha se “pengu dhe pengmarrësi” janë në bashkëqeverisje duke iu referuar kështu kryedemokratit Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

“Është bashkëqeverisja e pengut me pengmarrësin. Unë i kam shprehur të gjithë qëndrimet e mia ndaj këtij procesi gjigand korruptiv që shoqërohet në çdo hap me shkelje të rënda ligjore të konstatuara dhe u përdor për gjah shtrigash nga Edi Rama me ndihmën e mikut të tij Soros.

U përdorën disa standarde dhe ky është një proces i flakur që nuk i beson më shoqëria shqiptare. Unë kurrë nuk do të votoj në kundërshtim me atë që besojnë shqiptarët.”- deklaroi Berisha.