Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për arrestimin e ish-gjeneralit italian: Është mik i Don Agaçio dhuratëmadhit, Antimafia po i afrohet kreut të Meduzës


Ish-kyeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend foli aksionin e antimafias italiane, që çoi në pranga dhe Fabrizio Lisin, ish-gjeneralin e Guardia di Finanzia-s.

Berisha hodhi akuza të rënda ndaj kreut të qeverisë Edi Rama dhe Sektetarit të Përgjithshëm të tij, Ëngjëll Agaçi.

Ish-kryeministri tha se Rama nuk ka ardhur në sallë sepse e dinte që do ia thoshte këto, ndërsa beson se anti-mafia italiane është vënë në veprim dhe po i afrohet në hetime edhe kreut të qeverisë shqiptare.

“Së pari kreu i Meduzës nuk ndodhet këtu, sepse Don Agaçio me gjeneral Lisin ishin si mishi me thoin, kur unë i vura epitetin dhuratë madhi kisha parasysh aferën sesi e lumturoi gjeneralin Don Agaçio, komshiun e vet në Romën.

Ndaj dua t’i shpreh një mirënjohje të thellë anti-mafias italiane që po ecën me vendosmëri drejt kreut të Meduzës, siç ka ecur drejt Lal plehut.

Kreu i Meduzës ndaj nuk mund të ishte sot në sallë sepse e dinte që unë do t’ja përplasja. Anti-mafia italiane është në veprim. Vite më parë kam përplasur në këtë parlament Don Agaçio dhuratëmadhi. Për Skavicën ti je fajtori numër një bashkë me Edi Ramën i projektit për përmbytjen e tokave pjellore të Dibrës, por kurrë nuk do ta bëni dot. Ai që më tha mua je kundër investimeve amerikane janë gënjeshtra ato. Unë jam pro por me një kusht që ato të bëhen me garë të hapur.”- tha Berisha.