Pas debatit që pati pak më herët në Kuvend me kryedemokratin Lulzim Basha, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja duket se e ka gjetur metodën e relaksimit.
Ai ka publikuar një foto me ish-lojtarin e Milanit dhe trajnerin e njohur italian Gennaro Gattuso. Manja thotë për Gatusson se ai ishte njeriu që jepte shpirtin në fushë për skuadrën e tij të zemrës dhe këtë foto me të e konsideron relaksuese.
“Pas një debati me dhe pa mikrofon me Lulin që vazhdon e ngatërron numrat edhe kur do të akuzojë, dhe meqë nuk e ndamë dot kush do të shkojë para drejtësisë, kjo foto me Gennaro Gattuso, njeriun që jepte shpirtin në fushë për ekipin tim të zemrës, është kaq relaksuese dhe qetësuese.”- shkruan Manja.
Pak më herët në Parlament, Manja dhe Basha patën debate me njëri-tjetrin se cili prej tyre duhej të dilte përpara drejtësisë.