Vendosni fjalën kyçe....

Grida Duma: Sot hapim fushatën, do t’i japim Durrësit fitoren me njeriun e duhur


Ka nisur prezantimi i programit të kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Luan Hoti.

Takimi që po mbahet në Pallatin e Kulturës të qytetit bregdetar u hap nga nënkryetarja e PD-së, Grida Duma.

Kjo e fundit tha se Partia Demokratike hap sot fushatën me mbështetjen e më të mirëve dhe më qëndrestarëve për fitore.

“Përshëndetje të gjithëve, mirë se keni ardhur në këtë event, në këtë ngjarje, në këtë ditë të rëndësishme që është një ditë që hap suksesin për PD-në. Mirë se keni ardhur në fakt në shtëpinë tuaj, se ka vetëm një shtëpi.

Partia Demokratike sot hap fushatën me mbështetjen e më të mirëve, më qëndrestarëve, më besnikëve, më të fortëve dhe më të pastërve. Jemi bashkë me kolege, me miq, me ata që janë palca e PD-së dhe gjëja më e bukur është se me ne janë sot disa pamje të reja rino0re që janë prurje të vullnetit në ditët e vështira të besnikërisë dhe të arritjes.

Natyrshëm ka entuziazëm se kur betejat janë të shumëfishta adrenalina është shumë e madhe, besimi edhe më i madh dhe mbi të gjitha kur ne mbështesim njeriun e duhur, të cilit sigurisht përveç mbështetjes do t’i japim punë, dedikim dhe pa asnjë dyshim të gjithë bashkë do t’i japim Durrësit fitoren.

Shikoni, vija këtu dhe nuk ëshë aspak e tepër që secili nga ne të flasë për veten, për qytetin, për fitoren, për sakrificën dhe pse jo, edhe për elementë të cilët e bëjnë politikën të besueshme, të vërtetë. Nuk ju them dot qytetarë durrsakë se më vjen t’ju them durrsake edhe durrsakë ju dua shumë. Se kjo është e para.

Kur e them këtë nuk është patetike, është personale, është vetja ime. Jam durrsake. Shumë rrallë e them këtë se duhet të përfaqësojmë Shqipërinë pa asnjë diferencë por të gjithë ne vijmë tek ky pallati, unë kam qenë së paku në moshën 12-13 vjeçare aty ku isha tani dhe ndiqja disa prej jush e dinë orkestrën. Në fakt për të ardhur këtu duhet të kalojmë tek qendra, në fytyrën time kam një vragë që më ka ndodhur tek shatërvani. Kush e njeh Durrësin e vjetër dhe ne duhet të ia tregojmë çunave dhe gocave, fëmijët, të rinjtë në atë kohë, unë studioja violinë, ne e kishim atë daljen o tek Vollga ose tek qendra tek ai shatërvani i vjetër që ishte jashtëzakonisht i bukur dhe emblematik dhe që mua më vjen shumë mirë që në fytyrë kam një vragë nga shatërvani, megjithëse nuk ka një shenjë të shatërvanit sot akoma.

Dhe ky fakt që dalim nëpër Durrës dhe zor se njohim Durrësin është një nga dhimbjet më të mëdha që ne të gjithë ndiejmë. Jam e bindur se shumë prej jush ndiejnë dhimbje që durrsakët, ata që jetonin me muzikën italiane apo qanin kur humbte jetën një artist italian njëlloj si shqiptarët, ata që e flasin italishten si gjuhën e dytë.”– tha Duma.