Vendosni fjalën kyçe....

PS-ja bashkon votat me PD-në për zgjatjen e organeve të vettingut, ndryshimet votohen me 118 vota


Pas diskutimeve në seancën e Kuvendit është votuar shtyrja e afateve të vettingut. Me 118 vota pro Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese për të shtyrë deri më 31 dhjetor 2024 mandatin e  Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (shkalla e parë e vettingut) dhe Komisionerit Publik. Në seancë ku nuk kanë munguar debatet. 

118 votat janë arritur pas bashkimit të votave të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ndërkohë që LSI ka abstenuar ndërsa Berisha ndryshe nga ç’kishte premtuar nuk ka marrë fare pjesë në votim bashkë me grupin e tij. 

Në Kuvend pati debate të shumta mes deputetëve të opozitës dhe shumicës qeverisëse