Vendosni fjalën kyçe....

Afera e Inceneratorëve/ Jorida Tabaku: Ne kemi kërkuar shtyrjen e punimeve të komisionit hetimor me dy muaj


Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për Inceneratorët, kryetarja e këtij komisioni Jorida Tabaku foli mbi kërkesën e bërë nga PD dy muaj më parë për shtyrjen e afatit të punimeve me dy muaj të punimeve të këtij komisioni.

“Kemi bërë kërkesë për shtyrjen e punimeve të komisionit hetimor me dy muaj. Kërkesa është bërë që në datën 20.12.2021 drejtuar Kuvendit. Këtë kërkesë ne e diskutuam në 19 janar por nuk patë vullnet politik.

Ky është një sqarim i bërë për të kundërshtuar gojët e liga që flasin pa ditur faktet e prova për punën e Komisionit Hetimor të trajtimit të mbetjeve.  Interesi publik ishte për të ditur nëse kemi kërkuar apo jo shtyrjen e afatit të Komisionit Hetimor dhe kjo kërkesë është bërë.”– deklaroi sot Tabaku në mbledhje.