Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku nga Inceneratori i Tiranës: Janë paguar 35 milionë euro, por s’ka incenerim


Pas vizitës në inceneratorin e Tiranës, nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku tha për mediet se ky incenerator nuk ekziston, por bëhet fjalë vetëm për një landfill.

Gjatë fjalës së saj, Tabaku tha se ndonëse deri më tani janë paguar 35 milionë euro nga buxheti i shtetit procesi i incenerimit ende nuk ka nisur.

“Kemi ardhur në inceneratorin e Tiranës, siç e shihni incenerator nuk është. Sot në landfillin e Tiranës, ashtu siç e treguan pamjet, ashtu siç e vërtetoi edhe punonjësi nuk ndodh procesi i incenerimit.

Kemi këtu prapa procesin e diferencimit të mbetjeve i cili është për Bashkinë e Tiranës, Kavajës dhe Durrësit dhe 700 ton mbetje siç e shikoni janë të gjitha këtu.

Dua t’i kujtoj të gjithë qytetarëve shqiptarë që ky koncesion i kushton buxhetit të shtetit 430 milionë euro. Jemi përpara një investimi 430 milionë euro. 

Sot siç e shikoni të gjitha, është paguar 35 milionë euro por nuk kemi incenerator. Është paguar tarifa e incenerimti por nuk kemi incenerator.

Sot të gjithë e shikojmë që kjo është një aferë korruptive, jo vetëm në procedura, jo vetëm në një rritje të kostos nga 90 milionë euro shkoi në 430 milionë euro, por është një aferë korruptive edhe në zbatimin e saj.

Unë kam respekt për këdo nga punonjësit që punon këtu por shpresoj që askush të mos bëhet më mbrojtje e korrupsionit.

Të gjithë e pamë që fusha atje duhej të ishte fusha e incenerimit. Ajo sot është bosh. Ka vonuar kryetari bashkisë së Tiranës së ndërtimit, thonë punonjësit.

Po pse edhe për këtë përgjegjësi opozita do të mbaj, se kur nxjerr lejet e ndërtimit kryetari i bashkisë.

Sot ne jemi përpara një afere të jashtëzakonshme korruptive dhe unë ju falënderoj ju për interesin. Falënderoj të gjitha mediat që më kanë ndjekur që në mëngjes, por edhe në ditët e kaluara të Komisionit Hetimor.

Por sot siç kam ardhur për të parë:

A po vërtetohet kjo kontratë?

Apo zbatohet kjo kontratë?

A kemi shkelje sipas KLSH-së?

Ashtu do t’i shkojmë kësaj afere deri në fund.

Sot, si në inceneratorin e Fierit, zbuluam se nuk ka incenerim. Është e kotë që quhet incenerator. Është e njëjta situatë siç ishte më parë. Është landfill, nuk është incenerator. Dhe fatkeqësisht afera korruptive vazhdon. Përveç dhënies me koncesion, përveç fondit të trefishuar me korrupsion edhe në zbatim të saj, afera korruptive vazhdon.”- deklaroi Tabaku.