Një person ka ndërruar jetë në paraburgimin e Drenovës në Korçë. Viktima është identifikuar si Ymer Bejkolli, raporton BW.
Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende po personi në fjalë ka pasur shqetësime e është dërguar në spital, ku qëndroi dy ditë por nuk mundi të mbijetojë.
Sipas policisë, Bejkolli ka ndërruar jetë ditën e djeshme pas një hemorragjie cerebrale. Viktima rreth 60-vjeç vuante nga diabeti. Ai ishte i martuar e kishte dy fëmijë.
Bejkolli ishte arrestuar për vjedhje.