Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat e Berishës nga Durrësi: Pas projektit në Portin e Durrësit qëndrojnë Rama e Basha


Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar kreun e PD-së Basha se qëndron pas aferës në Portin e Durrësit bashkë me kryeministrin Rama.

Ai e bëri deklaratën gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit Shtëpia e Lirisë, Ardian Muka.

Berisha tha se pas kompanisë që i bleu aksionet kompanisë Emaar nga Emiratet Arabe qëndrojnë dyshja Rama-Basha.

“Në 8 vite në Durrës, ka ndodhur vetëm beton, gjush, gjush, beton dhe asgjë tjetër. Së fundmi, në një akt të pashembullt në 3 mijë vite, Edi Rama dheLulzim Brava i vërsulen Portit të Durrësit.

Porti i Durrësit në 3 mijë vite, gjithnjë ka qenë i ngjitur me qytetin dhe këtë e dinë të gjithë, por në vitin 2012 u bë projekti jo kaq i kushtueshëm, ku nëpërmjet thellimit porti merrte anije 40-50 mijë tonëshe, të mjaftueshme për Shqipërinë. Por që të kryesh një veprim të tillë, pa i pyetur qytetarët e Durrësit që e kanë atë simbol të ekzistencës së tyre, krenari të historisë së tyre, asnjë pushtues nuk do ta bënte këtë. Këtë e bën Edi Rama me Lulzim Bravën sepse duan me çdo kusht të pasurohen. Çfarë na del tani, që ‘Emaar’ ishte vetëm kallp, i cili pasi krijoi kompaninë me menaxher atë të kompanisë së Lul Bravës, tani thotë nuk jam më, ia shita thotë kompanisë Rama-Basha. Cila është kjo kompani që i bleu Emaar-it aksionet. Emri i saj është fshehur në shpellat offshore të parave të pista dhe të mafies. Absolutisht është Edi Rama dhe Lulzim Brava.” – tha Berisha.