Vendosni fjalën kyçe....

Berisha prezanton kandidatin Xhani në Rrogozhinë: Zgjedhjet e 6 marsit janë të rëndësisë kombëtare


Sali Berisha prezantoi sot në Rrogozhinë kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Hekuran Xhani për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Ai i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në këtë fushatë për t’i dhënë Shqipërisë shpresën e një fitoreje të thellë të ardhshme, e triumfit të opozitës së vërtetë shqiptare dhe triumfit të votës së lirë.

“Këto zgjedhje në 6 bashki zhvillohen vetëm në një pjesë të bashkive të vendit, por rëndësia e tyre është kombëtare dhe e jashtëzakonshme. Qytetarët e Rrogozhinës dhe 5 bashkive të tjera firmosin kthesën e madhe, shpresën e madhe, firmosin ndryshimin jetik për të ardhmen tonë. Rrogozhina vazhdon të braktiset njëlloj si e gjithë Shqipëria. Kjo nuk vjen se shqiptarët nuk kanë dashuri për trojet e tyre, por nuk përballen dot me jetën e përditshme, në varfërinë që i zhyt çdo muaj e më shumë një regjim plaçkitës, arrogant që nuk do t’ia dijë për hallet dhe dertet e qytetarëve, i vjedh ata ditën dhe natën e si rezultat i detyron të largohen”, deklaroi Berisha.