Ish-prokurori Gentian Trenova ka ofruar një pistë interesante lidhur me çështjen “Toyota Auris” sipas të cilës Basha është futur në një spirale intrige për të goditur aksionin e policisë belge, pa e ditur se ajo deklaratë do i kushtonte shtrenjtë.
Trenova shpjegon në një postim se belgët kanë pasur informacion për ardhjen e parave në Shqipëri por kanë dashur të gjejnë pronarët e tyre.
Belgët lanë të lirë ngarkesën dhe për këtë njoftuan edhe autoritetet shqiptare se po vinte ngarkesa me paratë dhe persona të rëndësishëm në polici qenë garat te pronarët e parave për moskontrollin e ngarkesës.
“Autoritetet e huaja kanë patur informacion për ardhjen e parave me automjetin Toyota Yaris në Shqipëri.
Ata kanë dashur të gjenin pronarët e tyre duke lënë të lirë ngarkesën nga kontrollet deri sa paratë të përfundonin te pronari.
Për këtë qëllim janë lajmëruar edhe autoritet shqiptare se në Shqipëri po vinte ngarkesa me paratë.
Persona të rëndësishëm në polici kanë qenë garant te pronarët e parave për moskontrollin e ngarkesës, por informacioni nga belgët ka prishur planet”-shkruan Trenova.
Ish-prokurori thotë më tej se duhej të gjendej një mënyrë që paratë të ndaloheshin në port pavarësisht kostosh të humbjes së parave dhe me siguri i mbushën mendjen Bashës të bënte denoncimin në parlament.
Dhe duket sipas, Trenovës se denoncimi prishi planet e belgëve për të zbuluar rrjetin kriminal.
“Duhej të gjendej një mënyrë që ngarkesa të ndalohej në port dhe për këtë situatë të papritur janë lajmëruar edhe pronarët e parave.
Situata ishte e vështirë dhe duhet të ndërpritej procesi pavarsisht kostos për humbjen e parave në ngarkesë.
Me siguri është gjetur një mënyrë për ti mbushur mendjen Luli Bashës ta bënte denoncimin në Parlament. Denoncimi në parlament ka prishur planet e belgëve dhe ishte mënyra më e mirë për të mbuluar rrjetin kriminal në Shqipëri. ( nuk ka asnjë llogjikë që Luli Basha të jetë bindur nga ndonjë mesazh anonim apo nga ndonjë person i rëndomtë).
Tani Luli Bashës i ngelet të tregojë rrjetin kriminal”-shkruan Trenova.
Basha denoncoi në parlament në qershor të vitit 2018 se në Portin e Durrësit do kalonin miliona euro dhe akuzoi në Parlament, socialistin Taulant Balla.