Vendosni fjalën kyçe....

PD pas takimit të Berishës në Dibër: “Non grata” poshtëron dibranët, gruaja e kandidatit të tij, mbrojti ministrat e Ramës që blenë zgjedhjet


Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me takimin e ish-kryeministrit Sali Berisha sot në Dibër, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Shtëpia e lirisë”, Premtim Kryemadhin.

Në një njoftim për mediet, PD akuzon gruan prokurore të kandidatit të këtij koalicioni se ka mbrojtur ministrat e Ramës me “dosjen 184”. Sipas selis blu, çdo votë për kandidatin e Berishës nënkupton votë për Ramën.

“Kandidatët e shtëpisë së Ilirit, nuk përfaqësojnë demokratët. Ata përfaqësojnë korrupsionin që po e mban peng Shqipërinë.

Dibranët e dinë mirë se si gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, nuk çoi para drejtësisë ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës që blenë dhe shantazhuan dibranët për vota.

Demokratët dhe qytetarët dibranë, janë poshtëruar nga Berisha&Meta, të cilët përzgjodhën si kandidat pikërisht burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila përveç dosjes 184, nuk i ka dhënë zgjidhje ligjore 33 procedimeve penale, si dhe nuk ka kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me 300 kallëzime të bëra nga qytetarët dibranë, duke i lënë ata pa drejtësi për hallet e tyre.

Demokratët dhe qytetarët dibranë nuk mund të pranojnë kurrë njerëz të tillë. Ata e dinë se nëse zgjedhim Berishën dhe Metën, mbajmë Ramën.”– thuhet në reagimin e PD-së.