Mes Partisë Demokratike dhe Sali Berishës vijojnë sulmet e ndërsjella.
Selia blu lëshoi një deklaratë tjetër ku akuzon Berishën se ka bërë aleancë me Aqif Rakipin, Vangjush Dakon e Tom Doshin për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
PD-ja thotë se njerëzit e Rakipit po drejtojnë fushatën në Vorë dhe Rrogozhinë, ndërsa në Durrës po ndahen territore me Vangjush Dakon.
Më tej PD-ja thotë se në Shkodër Berisha po ndihmohet nga aleanca që ka bërë me Tom Doshin.
“Ditë e re mashtrim i ri. Non grata mundohet të fshehë aleancën e tij të non gratave dhe me krimin, me gënjeshtra ordinere.
Non Grata duhet t’u tregojë demokratëve, pse njerëzit e Qifes drejtojnë fushatën e tij në Vorë dhe Rrogozhinë?
Pse njerëzit e tij negociojnë për të ndarë territore me Vangjush Dakon?
Pse njerëzit e Tom Doshit bëjnë fushatë për të në Shkodër?
Çfarë pazari ka bërë non grata me Qifen, Dakon e Doshin, që nuk u përmendi dot as emrin?
Të tjera pyetje kemi për non gratën që po përdor mekanizmat, biznesmenët dhe kriminelët e Edi Ramës për vota.
Me mashtrime dhe gënjeshtra, non grata nuk u fshihet dot demokratëve. Ata e dinë mirë që ai është gati ta shkatërrojë PD për hallin e tij.
Prandaj vota për Berishën dhe Metën, mban Ramën”-thuhet në deklaratë.