Vendosni fjalën kyçe....

Balla: S’pati negociata për zgjatjen e vetingut, deputetët e PD-së u ndërgjegjësuan vetë për rëndësinë e reformës


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, ka thënë sot se për votimin pro zgjatjes së afateve të organeve të vetingut nuk ka pasur negociata.

Ai deklaroi po kështu se shumë shpejt do nisin diskutimet për komisionet për reformën zgjedhore e atë territoriale, të cilët janë kërkuar nga PD.

“Nuk ka pasur negociata. Është vetëm ndërgjegjësim i deputetëve dhe grupit parlamentar të opozitës, i PD-së. Vendosën të mbështesin duke e konsideruar procesin e reformës si tejet të rëndësishëm për Shqipërinë.” – tha Balla.

Lidhur me çështjen e ‘Toyta Yaris’ Balla theksoi se kreu i PD-së Basha që e akuzoi si të lidhur me të, sot është në listën e personave të dyshuar.

“Kemi qenë në këtë korridor më pak se 3 vite më parë, jo 4 vite më parë, kur zoti Basha lëshoi një akuzë që u provua nga Gjykata e Krimeve të Rënda si e pavërtetë. Zoti Basha u dënua penalisht. Unë kam thënë në atë kohë që e vërteta vonon por nuk harron. Personi që më akuzoi mua sot është në listën e personave të dyshuar.” – shtoi Balla.