Vendosni fjalën kyçe....

U shfaq duke thënë ‘Salë k*rva’, kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ Hekuran Xhani: Metodë meskine e ish-Sigurimit të Shtetit


Kandidati që do përfaqësojë koalicionin Shtëpia e Lirisë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Rrogozhinë, Hekuran Xhani, ka sqaruar videon e bërë virale në rrjet para pak ditësh ku ndër të tjera ai etiketonte Berishën si ‘Salë k*rva’.

Në një deklaratë për Syri TV, Hekuran Xhani tha se videoja është nxjerrë nga konteksti dhe se është bërë pesë vite më parë në një darkë mes miqsh.

Ai theksoi se do jetë pranë qytetarët për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Xhani shtoi se videoja është xhiruar pabesisht dhe se shqetësim gjatë darkës mes miqsh ka qenë shpopullimi i vendit.

“Ky takim miqësor është bërë në vitin 2017. Kisha përgatit një raport për mbledhjen e kryesisë ku unë do trajtoja çështjen e shpopullimit të Shqipërisë. Unë duke qenë mes miqsh, duke e njohur mirë politikën, unë bëj përgjegjës gjithë klasën time politike. Pashë në atë video që ishte tamam një metodë meskine e ish-Sigurimit të Shtetit.” – deklaroi Xhani.