Vendosni fjalën kyçe....

“Me shumë dashuri për Durrësin” – Kandidati i PD-së lule jo vetëm për bashkëshorten por edhe për qytetarët (FOTO)


Kandidati i PD-së për Durrësin, Luan Hoti i ka kushtuar një vëmendje të veçantë festës së të dashuruarve.

Hoti e nisi mëngjesin e ditës së “Shën Valentinit” me një dedikim dhe një buqetë me lule për bashkëshorten e tij, Shpresa, me të cilën ka ndërtuar familjen prej 23 vitesh.

“Për bashkëshorten më të mirë, për nënën më të dedikuar. Bashkë me Shpresën që prej 23 vitesh. Gëzuar e dashur!”- ka shkruar Hoti në dedikimin e tij për bashkëshorten. Ai shihet se i ka dhuruar të shoqes një buqetë me lule.

Por përveç gruas, Hoti ka patur shumë lule për të dhuruar edhe për qytetarët e Durrësit. Ekipi i tij u djemve e vajzave të reja janë ndalur në sheshin “Liria” me një tufë me trëndafila të bardhë, duke u dhuruar nga një trëndafil kalimtarëve të rastësishëm.

“Me shumë dashuri për Durrësin”– shkruan Hoti, teksa nuk ka munguar edhe mbështetja e zonjave duke ngritur dy gishtat. Por përveç shprehjes së dashurisë me lule, Hoti paraditen e sotme ka qenë i zënë me takime me sipërmarrës të agroturizmit, me të cilët ka diskutuar për programin e tij për drejtimin e bashkisë.