Vendosni fjalën kyçe....

Pas princit Charles, edhe dukesha Camilla infektohet me Covid-19


Pas princit Charles, edhe dukesha e Cornwall ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Siç shkruan BBC, edhe pse burri i saj rezultoi pozitiv për virusin të enjten, 74-vjeçarja kreu tre angazhime publike në atë ditë pasi rezultoi fillimisht negative. Të enjten, dukesha e përshkroi veten si “për fat” negative, duke thënë se e ka bërë testin “kaq shumë herë”.

Kjo është hera e parë që dukesha është infektuar me koronavirus, ndërsa Princi Charles infektohet për herë të dytë.

Një zëdhënës tha se ata do të ndiqnin udhëzimet e qeverisë.

Princi Charles ishte takuar me Mbretëreshën dy ditë para se të rezultonte pozitiv në testin për koronavirusin.

Javën e kaluar Pallati Mbretëror tha që Mbretëresha nuk kishte simptoma Covid dhe të hënën tha se nuk kishte asgjë për të shtuar.