Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se brenda stinës së Pranverës do të bëhet plotësisht e aksesueshme edhe pjesa e ish-sheshit “Shqiponja”.
Ndërsa publikon disa foto nga punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, Rama shprehet se po punohet edhe për ndërtimin e trotuareve dhe të korsive të biçikletave.
“Unaza e Madhe e Tiranës.
Brenda pranverës bëhet plotësisht e aksesueshme edhe pjesa e ish-sheshit ‘Shqiponja’
Po punohet edhe për ndërtimin e trotuareve dhe të korsive të biçikletave.”- shkruan Rama.