Vendosni fjalën kyçe....

Rama takon Guterresin e OKB: Shqipëria bashkëpenëmbajtës me SHBA-të në Këshillin e Sigurimit


Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York në cilësinë e anëtarit të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së.

Rama thotë se Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit ku ka marrë përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me SHBA-të

New York, selia e Kombeve të Bashkuara – Takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres, pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara”, shkruan Rama.