Partia Demokratike ka deklaruar se non gratat e shpallura e të pashpallura janë bërë bashkë në mbrojtje të korrupsionit të inceneratorëve.
Reagimi i selisë blu erdhi pas largimit të deputetit Edmond Spaho nga komisioni parlamentar për inceneratorët.
Më tej në deklaratën e PD-së theksohet se komisioni për fakton ditë pas dite vjedhjen e miliona eurove me bekimin e kryeministrit Rama dhe përfshirjen e ministrave e ish-ministrave të tij.
Në fund PD bën thirrje për braktisjen e së shkuarës dhe të korruptuarit.
“Non grata të shpallura dhe të pashpallura, janë bërë bashkë në mbrojtje të korrupsionit të inceneratorëve, dhe në mbrojtje të ministrave e zyrtarëve që pritet të shkojnë në burg. Komisioni hetimor ka nxjerrë para shqiptarëve të vërtetën e madhe se si janë vjedhur miliona euro me bekimin e Edi Ramës. Komisioni hetimor po fakton çdo ditë me dokumentete përfshirjen e ministrave dhe ish ministrave. Kjo si duket ka shqetësuar shumë ortakët e tyre nga partia e re e Ilirit dhe Nongrates. PD do vazhdojë ta bëjë detyrën e saj, për të zbardhur me fakte se si janë vjedhur shqiptarët dhe kush ka përfituar nga kjo vjedhje. Inkurajojmë SPAK të veprojë pa humbur kohë e te çojë para drejtësisë, urdhëruesit, abuzuesit, shpërdoruesit dhe përfituesit e 430 milion eurove të marra nga xhepat e shqiptarëve. Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të këtë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!” – thuhet në reagimin e PD-së.