Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri bashkëkryetar, zbulohen emrat e propozuar nga PS për Komisionin e Reformës Zgjedhore


Duket se nuk ka surpriza, Damian Gjiknuri është emri i propozuar nga Partia Socialiste si bashkëkryetar për Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Balkanweb raporton se Partia Socialiste ka përzgjedhur emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Përveç Gjiknurit që propozohet si si bashkëkryetar, në mesin e anëtarëve do të jenë deputetët Toni Gogu, Ermonela Felaj, Blerina Gjylameti, Klotilda Bushka etj.

Ndryshimet në Reformën Zgjedhore ishin një nga kërkesat e Partisë Demokratike, në tre amendamentet e propozuara prej tyre, ku përfshihen vettingu në politikë dhe Reforma Territoriale. Partia Demokratike nuk ka ende asnjë emër konkret se cili do të jetë deputeti që do të negociojë me Gjiknurin për Reformën Zgjedhore.

Lista:

-Damian Gjiknuri, bashkëkryetar

-Toni Gogu, anëtar

-Ermonela Felaj, anëtare

-Blerina Gjylameti, anëtare

-Klotilda Bushka, anëtare

-Klevis Xhoxhi, anëtar

-Arben Pëllumbi, anëtar

-Blendi Klosi, anëtar

Ndërsa anëtarë zëvendësues janë:

-Gledis Çeliku

-Jurgis Çyrbja

-Xhemal Qefalia