Vendosni fjalën kyçe....

Maria Zakharova tallet me mediet perëndimore: Më thoni kur janë pushtimet tona të ardhshme, se dua të planifikoj pushimet


Në një artikull të gazetës Politico të pak ditëve më parë, presidenti amerikan Joe Biden thuhej se kishte deklaruar se Rusia mund të sulmonte Ukrainën më 16 shkurt.

E sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova u ka kërkuar me shaka mediave amerikane dhe britanike të publikojnë një plan të “pushtimeve të ardhshme” të Rusisë në Ukrainë gjatë vitit në vijim. Kjo pasi ajo donte të planifikonte se kur do i merrte pushimet.

“Unë do të doja t’u kërkoja burimeve të dezinformimit në SHBA dhe Britani: mediave Bloomberg, Neë York Times dhe The Sun të publikojnë orarin për pushtimet tona të ardhshme për vitin në vijim. Do të doja të planifikoja pushimet e mia.”- shkroi diplomatja ruse në kanalin e saj në “Telegram”, citon TASS.

Perëndimi dhe Kievi kohët e fundit i kanë bërë jehonë akuzave për pushtimin e mundshëm të Ukrainës nga Rusia kohët e fundit. Mediat perëndimore vazhdojnë të shpallin me entuziazëm “datën e pushtimit”, e cila është shtyrë vazhdimisht. Në veçanti, sipas gazetës Politico, presidenti amerikan Joe Biden pretendoi se Rusia mund të sulmojë Ukrainën më 16 shkurt, ndërkohë që çmimet e energjisë në Evropë janë në rritje. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i cilësoi këto deklarata si një përshkallëzim “bosh dhe të pabazë” të tensioneve, duke theksuar se Rusia nuk përbënte asnjë kërcënim për askënd.