Vendosni fjalën kyçe....

Rama nuk di të ketë aferë inceneratorësh: Punë e mirë, nëse ka individë që kanë abuzuar e nxjerr hetimi


Për Kryeministrin Edi Rama nuk ekziston një aferë të inceneratorëve.

Këtë përgjigje Kryeministri Rama e ka dhënë në një përgjigje ndaj një komentuesi në rrjetin e tij social.

Rama i quan inceneratorët një punë të mirë që ka shpëtuar tre komunitete. Ndërsa individët, nëse ka pasur, që kanë punuar prapa shpinës së qeverisë do vendosë drejtësia për ta.

Ilir Mustafaraj për cilën “aferë të inceneratorëve” se unë nuk di ndonjë aferë inceneratorësh, po di një punë të mirë që ka shpëtuar tre komunitete të mëdha nga makthi i plehrave, në Tiranë, Elbasan dhe Fier! Nëse në këtë punë të mirë ka pasur edhe individë që mbrapa shpinës së qeverisë, kanë abuzuar me pushtetin e tyre, për të nxjerrë përfitime të paligjshme, këtë e nxjerr hetimi dhe gjykimi i drejtësisë, jo propaganda politike apo balta mediatike! Por kjo nuk e ndryshon faktin se veprat janë ndërtuar, janë aty dhe janë në shërbim të komuniteteve, të shëndetit publik e të mjedisit”-shkruan Rama.