Vendosni fjalën kyçe....

Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Minimalisht për inceneratorët duhej të arrestonin Agaçin


Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së është diskutuar edhe çështja e aferës së inceneratorëve.

Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se në një vend normal duhet të kishin nisur të arrestonin Agaçin.

Afera e inceneratorëve është një çështje e rëndësishme dhe po nxjerr në dritë të dhëna të rëndësishme. Është e qartë që minimalisht me këto të dhëna, në një vend normal duhet të ishin nisur të arrestonin Agaçin”, mësohet të ketë thënë Basha.

Po ashtu Basha ka deklaruar se “Ka disa kërkesa për komisionet, do ti diskutojmë dhe do të vendosim kompozimin më të mirë”.

Basha mblodhi grupin e PD një ditë para seancës plenare në Kuvend, ku do të miratohen anëtarët e komisionit për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Gjithashtu, në seancën e nesërme plenare pritet të votohen edhe bashkëkryetarët e këtyre dy reformave.