Vetëm një nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ka votuar pro shkarkimit të presidentit Meta në vendimin e marrë mbëmjen e djeshme.
Gjashtë anëtarët e tjerë kanë votuar kundër shkarkimit të kreut të shtetit.
Vendimi u mor mbrëmjen e djeshme ndërsa Gjykata Kushtetuese në argumentet e dhëna për marrjene e vendimit theksoi se kreu i shtetit nuk ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës për sa u përket deklaratave, qëndrimeve apo vendimeve të marra prej tij.
Para vendimit në Gjykatën Kushtetuese u zhvilluan tre senca lidhur me vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Metës në seancën e 9 qershorit.
Përfaqësuesit ligjorë të presidencës u kërkuan tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që të dorëhiqeshin nga çështja duke qenë se kishte hije të forta dyshimi mbi paanësinë e tyre.
Ndërsa në seancën e fundit, ata akuzuan Kuvendin se falsifikoi dokumentet e paraqitura në gjykatë me qëllim shkarkimin e presidentit.
Një ditë më pas kreu i shtetit vendosi të kallëzojë Kuvendin në prokurori me akuzën e falsifikimit.