Në seancën e sotme plenare në Kuvend ka patur përplasje mes kreut të grupit parlamenbtar të PS-së Taulant Balla dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Pasi përmendi arritjet e qeverisë Rama në infrastrukturë, Balla tha se Berisha do të mbahet mend si njeriu që nuk bëri asgjë për Tropojën.
“Do mbahesh mend si njeriu që Valbonën e shfrytëzove për leje hidrocentralesh dhe e shfrytëzove sa pate mundësi, por falë Zotit siç thotë edhe Luli, Tropoja është në drejtimin e duhur të ketë kuptuar se pas 30 vitesh e shfrytëzove por nuk bëre asgjë për Tropojën. Sepse një gjë është e sigurtë, 30 vite qëndrove zotrote në politikë, nuk vure një pllakë në qytetin e Bajram Currit.
Të ftoj të shkosh një ditë në Tropojë dhe të shohësh punët e mira që kjo qeveri ka bërë në atë bashki, transformimin e atij qyteti. Bajram Curri është tërësisht nga Bajram Curri që ne gjetëm në vitin 2019 edhe pse z.Dushaj që ka qenë kryetar bashkie mund të jetë dëshmitar i punës së shkëlqyer që kjo qeveri ka bërë. Sepse secili që flet duhet të flasë për vendin nga vjen. Dhe ti nuk do mbahesh mend për asnjë gjë që të kesh bërë për atë zonë, përkundrazi do mbahesh mend për lejet e hidrocentraleve që dhe duke dëmtuar një prej pasurive më të mëdha natyrore që janë alpet. Por është kjo qeveri e cila tashmë është në proces, nuk e di nëse është përfunduar dhënia e statusit të Alpeve të Shqipërisë si Park Kombëtar. Të takonte ty zotëri që ta bëje Park Kombëtar por e kishe mendjen që shiste lejet e licencat. Ai që të futi në të gjitha harlliqet, që nga Gërdeci dhe të gjitha pisllëqet e tjera. Ti dhe Luli jeni binjakë siamezë.
Ramës, t’i i vjen te fundbarku i kalit të Skënderbeut. Kryeministri Edi Rama është i vetmi që nuk ka mbrojtur askënd, ndaj të cilit ka nisur një hetim penal. Ai ka vënë një standard në politikë. Bëhuni burra e respektojeni këtë standard.”– deklaroi Balla.
Deklaratave të këtij të fundit, Berisha iu përgjigj duke e quajtur atë shpifje.
“Së pari t’i përgjigjesh një njeriu të dënuar nga gjykata për shpifje është kohë e humbur por në respekt të qytetarëve shqiptarë që dëgjojnë u them se në vitin 2005-2013, vetëm në Tropojë janë ndërtuar 280 kilometra rrugë nga Lekbibaj në Qafë Morinë, nga Ballabani në Qafë të Malit,… Duhet të jesh një shpifës ordiner që të flasësh në këtë mënyrë. Mbi të gjitha Tropoja që ishte 8-10 orë larg Tiranës sot është 2-3 orë e gjysmë. Nuk ia vlen të harxhosh asnjë sekondë me një njeri i cili ka 10 mbiemra për shkak të grupeve me të cilat është i lidhur.“-tha Berisha.