Gjykata e Tiranës ka dënuar kreun e FSHF-së me gjobë, për pengim të procesit gjyqësor.
Mësohet se gjykata e ka dënuar me 700 mijë lekë gjobë presidentin e FSHF-së Armand Dukën, si dhe drejtuesit e Federatës për pengim të procesit gjyqësor lidhur me manipulimet me zgjedhjet në shoqatat rajonale. Kjo pasi ata kërkonin përjashtimin e gjyqtares Fida Osmani nga çështja.
Kjo shënon humbjen e tretë të Dukës ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.
Kujtojmë se më herët gjykata i dha të drejtë Veliajt për zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Tiranës. Ndërsa sot, u pranua kërkesa për pezullim të zgjedhjeve për FSHF-në në të gjithë vendin, deri në shqyrtimin e plotë të dosjes voluminoze për trukimin e rezultatit.