Vendosni fjalën kyçe....

Si i mbronte Gjiknuri inceneratorët, ndërsa i jepte Mirel Mertirit kontrata gazi fshehurazi


Ndërsa ish ministri  për Infrastrukturën dhe Enegjinë, Damian Gjiknuri lidhej në aferë me Mirel Mërtirin (lexo këtu) për shitjen me ankand të 3 milionë normal/metër-kub gazi industrial të Albpetrol ai njëkohësisht bëhej edhe avokati mbrojtës i inceneratorëve.

Gjiknuri në vitin 2018,  quante koncesionet e djegësve si impiante të suksesshme që do kenë nevojë për mbetje të tjera.

Kuptohet, impianti ka nevojë për më shumë mbetje dhe kjo është një çështje që duhet ta trajtojnë bashkitë por edhe qeveria në terma afatgjatë, pasi problemi i mbetjeve do të jetë një problem serioz për Shqipërinë.”- thoshte Gjiknuri në 2018.

Por ajo çka është më interesantja vjen me këtë video. Në vitin 2018, Gjiknuri ndërsa vizitonte dhe promovonte inceneratorin e Elbasanit deklaronte se në proces është edhe inceneratori i Bashkisë Tiranë ku sipas tij investitori privat kishte marrë përsipër të gjitha kostot.

 

“Një gjë e ngjashme po ndërtohet në Bashkinë e Fierit për Qarkun e Fierit. Shumë shpejt edhe Tirana po avancon me procesin e saj, e cila është një kontratë krejt tjetër pasi është një kontratë e marrë përsipër plotësisht nga partneri privat ku bashkia paguan një kontribut financiar për volumin e mbetjeve që depozitohen aty” -deklaronte Gjiknuri.

Por siç ka zbuluar një hulumtim para disa kohësh i Hashtag.al (lexo këtu) në fakt ishte ministria e vetë Gjiknurit ajo që mori përsipër të përballonte kostot duke e nxjerrë blof jo vetëm këtë deklaratë të Gjiknurit por gjithë sipërmarrjen multimilionëshe që sot është shndërruar në dosjen më të nxehtë të qeverisë Rama./ Hashtag.al