Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Nëse nevojiten sanksione ndaj Rusisë heqim dorë edhe nga gazsjellësi
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Ana Baerbock, ka thënë se gjermanët janë të gatshëm ta paguajnë çmimin e lartë ekonomik nëse sanksionet ndaj Rusisë janë të nevojshme.
Baerbock në Konferencën e Sigurisë në Mynih ka thënë se si Gjermani janë të gatshëm edhe të heqin dorë nga gazjellësi “Nord Stream 2” që sjell gaz nga Rusia nëse nevojitet që të vendosen sanksione ndaj Rusisë.
“Ne gjermanët jemi të përgatitur për të paguar një çmim të lartë ekonomik nëse sanksionet ndaj Rusisë janë të nevojshme. Kjo përfshin edhe gazsjellësi “Nord Stream 2”, ka thënë Baerbock në fjalën e saj në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Mynih.