Radhës së shteteve Perëndimore që dërgojnë një person politik të posaçëm në Ballkanin Perëndimor i është shtuar edhe Gjermania.
Qeveria gjermane emëroi të premten politikanin Manuel Sarrazin, si të dërguar të posaçëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Sarrazin, vjen nga radhët e të gjelbërve, dje ka qenë deputet në Bundestag nga viti 2008 deri në vitin 2021.
Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian njoftoi emërimin e tij duke e përgëzuar Sarrazin.
“Ballkani Perëndimor ka nevojë për një mbështetje të fuqishme nga Bashkimi Evropian”, ndërsa e cilësoi atë si mbështetës të fuqishëm të zgjerimit të bllokut.
Sarrazin do të jetë i dërguari i katërt perëndimor për rajonin. Aktualisht zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar është në postin e të dërguarit të posaçëm amerikan, Sir Stuart Peach i dërguar i posaçëm i Britanisë së Madhe, ndërsa Miroslav Lajçak, në detyrën e të dërguarit të posaçëm të BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor.