Pasi në media është publikuar leja e ndërtimit në toka e familjeve Turidiu dhe Tabaku, deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka bërë një postim ku me ironi le të nënkuptohet se të gjithë akuzat ndaj saj janë akuza që i bëhen vetëm për faktin pse është trashëgimtare e një prone.
“Me Majlinda Tabaku, Elda Turdiu Cocoli dhe Arel Turdiu milioneret e Turdinjve! Se unë Lorna dhe Sara Tabaku nuk llogaritemi”-shkruan Tabaku.
Ditën e djeshme u publikua lajmi në media se një leje ndërtimi dhënë tek Fusha e Aviacionit, ku Jorida Tabaku është bashkëpërfituese.
Mediat e lidhnin lejen e dhënë për familjen Tabaku-Turdiu me hetimin e inceneratorëve ku deputetja e PD-së po përpiqet të mbulojë Erion Veliaj.