Vendosni fjalën kyçe....

Sot nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 6 Marsit


Këtë të shtunë nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.

Këto zgjedhje do të mbahen në 6 bashki të vendit në të cilat nuk ka aktualisht një kryetar të zgjedhur, konkretisht në; Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Në këto zgjedhje garojnë gjithsej 20 kandidatë për kryetar bashkie. Sipas KQZ-së në 6 bashkitë janë të regjistruar 648.536 zgjedhës, do të ketë 13 KZAZ dhe 940 Qendra Votimi.

Kujtojmë që KQZ përjashtoi nga gara Komisionin e Rithemelimit të PD-së të Sali Berishës, megjithatë kandidatët e tij do të garojnë nën logon e “Shtëpisë së Lirisë” të koalicionit mes LSI-së dhe PDK-së.

KANDIDATËT

Partia Socialiste:

-Shkodër, Majlinda Angoni
-Durrës, Emiriana Sako
-Lushnje, Eriselda Sefa
-Rrogozhinë, Edison Memolla
-Vorë, Blerim Shera
-Dibër, Rahim Spahiu

Partia Demokratike:

-Bashkia Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi
-Bashkia Dibër, Luan Haka

-Bashkia Vorë, Ymer Marku
-Bashkia Lushnje, Indrit Sefa
-Bashkia Durrës, Luan Hoti
-Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati

 

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” SH-L

-Bashkia Vorë, Lulzim Vrana
-Bashkia Dibër, Premtim Kryemadhi
-Bashkia Shkodër, Bardh Spahia
-Bashkia Durrës, Ardian Muka
-Bashkia Lushnje, Elton Bano
-Bashkia Rrogozhinë, Hekuran Xhani

Partia e Lëvizja e Re
-Bashkia Durrës, Jonid Nano
-Bashkia Dibër, Dritan Torba.