Kompanitë koreano-jugore të prodhimit të makinave Hyundai dhe Kia u kanë kërkuar 500,000 pronarëve që të parkojnë larg ndërtesave për shkak të rrezikut që makinat dhe SUV-të e tyre të digjen spontanisht, edhe pa qenë të ndezura.
Rreziku, sipas CNN, shkaktohet nga ‘problemet’ në bordin e kompjuter të frenave, të cilat mund të bëjnë qark të shkurtër dhe të ndezin një zjarr në motor.
Tërheqjet e Hyundai përfshijnë:
2016-2018 Santa Fe SUV
2017-2018 Santa Fe Sport SUV
Santa Fe XL 2019
2014-2015 SUV Tucson
Tërheqjet e e KIA përfshijnë:
Sedanët K900 2016-2018
2014-2016 SUV Sportage
Sipas CNN, ‘në total, Hyundai po tërheq 357,830 automjete, ndërsa Kia po tërheq 126,747’.