Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa nxjerr videon: Agaçi nuk përfilli APP-në, kaloi për miratim VKM-në për inceneratorin e Elbasanit


Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar videon se si është përfshirë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi është përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Zhupa në video nxjerr një dokument të Agjencisë së Prokurimeve Publike e cila ka njoftuar Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk është ligjore. Por pavarësisht këtij alerti të ngritur nga APP-ja zyrtarisht, Agaçi ka përgatitur VKM-në që kaloi mbështetjen financiare.

Komisioni hetimor për inceneratorët ka faktuar se si qeveria Rama u vodhi 430 milionë euro shqiptarëve me aferën e inceneratorëve.

Zyrtaret e shtetit u injoruan në çdo kundërshtim për këtë projekt.

Agjencia e Prokurimeve Publike ka njoftuar Ëngjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk është ligjore dhe pavarësisht kësaj, Engjëll Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare.

Në Agjencinë e Prokurimeve Publike, nuk ekziston asnjë procedurë koncesioni për Inceneratorin e Elbasanit.

Koncensioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë Albtek Energy me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon, por që vendimi i Arben Ahmetajt ka dalë mbi çdo ligj dhe procedurë.

A ka shqiptar që e beson se një aferë ku është e përfshirë gjysma e qeverisë, bëhet pa miratimin e Edi Ramës?!

Asgjë nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim”-shkruan Zhupa.