Vendosni fjalën kyçe....

Ministra, ish-ministra e kryebashiakë, kush pritet të dëshmojë sot në komisionin parlamentar për inceneratorët


Sot në komisionin parlamentar për inceneratorët janë thirrur për të dëshmuar disa ministra, ish-ministra e kryebashkiakë.

Në orën 13:00 janë thirrur për të dhënë dëshminë e tyre kryebashkiakja në detyrë e Durrësit Emiriana Sako, ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zv.kryeministri Arben Ahmetaj e kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi.

Deri më tani nuk është paraqitur për të dëshmuar administratorja e inceneratorit të Tiranës, Ariola Kodra.

Kjo e fundit është thirrur tre herë e ka kundërshtuar të paraqitet e sipas ligjit pritet të shoqërohet me forcë nga policia.