Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohen 47 drejtues mjetesh gjatë javës së shkuar në Tiranë, pezullohen 248 patenta e vihen 6652 gjoba


Policia rrugore e Tiranës ka arrestuar e proceduar penalisht për shkelje të ndryshme 47 persona gjatë javës së shkuar.

Ata janë ndaluar për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose për drejtim mjeti pa patentë. 248 leje drejtimi janë pezulluar, 165 prej tyre për shpejtësi mbi normat, 48 për drejtim mjeti në gjendje të dehur e 35 për shkelje të tjera.

Po kështu janë bllokuar 26 mjete për mungesë dokumentesh e janë vendosur 6652 gjoba.