Ambasada ruse në Shqipëri ka shpërndarë në shqip një reagim të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.
Ajo ka deklaruar se në vitin 1990, zv.Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë Genscher dhe Sekretari amerikan i Shtetit Baker deklaruan pas një takimi në Uashington se NATO nuk zgjerohej në lindje.
Sipas tyre, kjo gjë vlente jo vetëm për Republikën Demokratike Gjermane po redhe për vendet e tjera. Zakharova vijon më tej duke shkruar se 32 vjet më vonë, Sekretari i NATO-s, Stoltenberg do i përgënjeshtrohnte këto deklarata të bëra në vitin 1990.
Në fund ajo pyet se çfarë organizate është NATO-ja nëse çdo vit anëtarët e përfaqësuesit e saj hedhin poshtë njëri-tjetrin e bëjnë deklarata që nuk përkojnë me politikën e zbatuar.
“Si rezultat i bisedimeve në Washington më 2 shkurt 1990, Ministri i Punëve të Jashtme , Zëvendëskancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, G.D. Genscher dhe Sekretari i Shteteve të Bashkuara, J.Baker deklaruan se (citojmë): “Ne ramë dakord se NUK ka synime për të zgjeruar zonën e mbrojtjes së NATO-s në lindje. Kjo vlen jo vetëm për RDGJ, të cilën ne nuk duam ta përfshijmë, por edhe në përgjithësi” (Video: ARD, Spiegel). Genscher dhe Baker nuk e dinin se 32 vjet më vonë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, J.Stoltenberg (në vitin 1990 ka mbajtur postin e Sekretarit të Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Mjedisit të Norvegjisë) do të përgënjeshtronte me lehtësi dhe shpejtësi fjalët e tyre: JO. NATO merr vendime së bashku me 30 vende anëtare, nuk ka askund asnjë vendim, sipas të cilit vendet e NATO-s të bien dakord të braktisin atë që është shkruar në traktatin themeltar të NATO-s, në Traktatin e Washingtonit”. Atëherë, çfarë organizate është kjo, nëse çdo vit anëtarët dhe përfaqësuesit e saj hedhin poshtë njeri-tjetrin lidhur me çështjet parimore dhe vazhdojnë të bëjnë deklarata që nuk përkojnë me politikën e zbatuar?” – shkruhet në shënimin e ambasadës në faqen e saj në Facebook.